Hap dyert qendra për mbështetje të sipërmarrësve të rinj “Cowork”

Hap dyert qendra për mbështetje të sipërmarrësve të rinj “Cowork”

Hap dyert qendra për mbështetje të sipërmarrësve të rinj “Cowork”. Qendra është krijuar posaçërisht për të mbështetur sipërmarrësit e rinj si dhe ata që punojnë nga distanca, për kompani të ndryshme të cilat sapo janë themeluar dhe biznes-idenë e tyre do të mund ta zhvillojnë me harxhime minimale. Qendra është projekt i Organziatës për Fuqizimin e të Rinjëve “Yep” e cila pesë vite funksionon në Gostivar. I pranishëm në ceremoninë përuruese, kryetari i komunës së Gostivarit, tha se kjo është qendra e tretë në Gostivar në të cilën të rinjt nga qyteti dhe më gjërë do të mund të zhvillojnë idetë e tyre për biznes.

Qendra për punë të përbashkët “Cowork” është e para e këtij lloji në Pollog. Drejtuesi i saj Arlind Musliu, tha se qëllim primar i tyre është ti mbështesin të rinjtë për të depërtuar sa më lehtë në tregun e punës.

Qendra sipërmarrësve të rinj u ofron hapësirën moderne dhe inovative që do të motivojë sipërmarrësit e rinj të ndërmarrin një hap përpara drejt karrierës të tyre profesionale. Anëtarët e hapësirës mund të jenë të profesioneve të ndryshme si avokatë, kontabilistë, specialistë të marketingut, arkitektë, fotografë, redaktorë të videove, konsulentë, si dhe profesione që lidhen ngushtë me trendet digjitale. Projekti CoWork përkrahet financiarisht nga Komuna e Gostivarit, organizata World Chicago nga SHBA, si dhe kompania lokale Lucky Media.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *