Hapen në kohë të gjitha vendvotimet në Komunën e Gostivarit

Hapen në kohë të gjitha vendvotimet në Komunën e Gostivarit

Procesi zgjedhor i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare 2020 në Komunën e Gostivarit mëngjesin e sotëm ka filluar në kohë, informojnë nga Komisioni Komunal Zgjedhor. Të gjitha vendvotimet, gjithsejt 119, janë hapur në ora 7 të mëngjesit, kurse votimi zhvillohet sipas protokolleve për mbrojtje nga virusi korona.

Të drejtë vote në këto zgjedhje parlamentare në Komunën e Gostivarit kanë 79.923 qytetarë. Vendvotimet do të jenë të hapura deri në ora 21.

Edhe në Komunën e Vrapçishtit të gjitha vendvotimet janë hapur në kohë dhe procesi zgjedhor vijon pa probleme.

Atje, të drejtë vote kanë 25.908 qytetarë, ndërsa votohet në 39 vendvotime.

Në Njësinë Zgjedhore 6, ku bëjnë pjesë komuna e Gostivarit dhe ajo e Vrapçishtit, qytetarët kanë mundësi të zgjedhin për deputetë nga dhjetë lista kandiduese të partrive politike dhe koalicioneve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *