Hapen pika për kontrolle stomatologjike, mbyllen ordinancat private

Hapen pika për kontrolle stomatologjike, mbyllen ordinancat private

Duke e pasur parasysh mundësinë e zgjerimit të koronavirusit, ministria e shëndetësisë ka urdhëruar të gjithë shtëpitë shëndetësore në tërë territorin të hapin pika stomatologjike, por vetëm për raste urgjente. Banorët e Gostivarit tek dentisti do të shkojnë në Shtëpinë e Shëndetit por vetëm nëse kanë ndonjë nevojë urgjente, siç janë dhimbjet disa ditore, infeksionet ose gjakderdhjet eventuale.

Drejtori i këtij institucioni, Jamin Sinani bëri të ditur se janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtje akdekuate të personelit mjekësor, maska, doreza e skanfanderë dhe mjete tjera dezinfektuese të nevojshme për mbrojtje të kuadrit dhe pacientëve nga Kovid-19.

Pika për kontrollë dentare është e vendosur në katin e dytë të Shtëpisë së Shëndetit, aty ku funksionte stomatologjia për fëmijë dhe e njejtat fillon me punë nga ora 8 e mëngjesit.

Autoritetet shëndetësore kanë urdhëruar ordinancave private që të mos punojnë këtë periudhë. Nëse paraqitet nevoja, ministria do t’i kyç edhe ata në punën e shërbimeve stomatologjike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *