Hapet Qendra Tregtare “ETC” në Gostivar

Hapet Qendra Tregtare “ETC” në Gostivar

100 punësime të reja Qendra Tregtare “ETC- Elkos Group” hapi dyert në Gostivar Elkos Group bëri hapjen e Qendrës së re Tregtare ETC në Gostivar.

Ky investim llogaritet si një nga investimet më kapitale në qytetin e Gostivarit, të ndërmarra që nga fillimi i pluralizmit politik në Maqedoni.

Aktualisht ka të punësuar 100 persona, ndërsa ky numër pritet të rritet në kontinuitet. Investimi në Gostivar u realizua me ndërmjetësimin e zyrës ndërkombëtare “Invest Macedonia”, përgjegjëse për Shqipërinë dhe Kosovën. Të pranishëm në hapjen solemne ishin vet investitori, biznismeni Kosovarë Ramiz Kelmendi, kreu i Gostivarit Nevzat Bejta, deputetë të zonës, Ministri i Drejtësisë Adnan Jashari, ambasadorët, ai i Kosovës në Maqedoni dhe ambasadori i Maqedonisë në Kosovë dhe shumë qytetarë.

Drejtori i kompanisë paralajmëroi se në Maqedoni planifikohet të investohen rreth 50 milion euro dhe numri i të punësuarve të rritet në rreth 1000.

”Objekt mbi 6000 m2 me gamë e gjerë e artikujve nga të gjitha kategoritë e blerjes, nuk mundëson përfitime vetëm për investitori por edhe qytetarët e Gostivarit”, tha kreu Bejta, i cili shtoi më tej se “do e përkrahë këtë investim edhe në të ardhmen”, pasi do ndikojë në përmirësimin e ekonomisë së qytetit, duke zgjidhur kështu edhe problemin finaciar për 100 familje të Gostivarit.

Diana Toska nga Agjensioni për investime të huaja në Maqedoni tha se ky investim duhet të inkurajojë edhe kompani tjera nga rajoni për të investuar në Maqedoni.

Të parnishmit i përshëndeti edhe ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa, i cili përgëzoi investitorin por edhe gostivarasit që iu ofrohet një investim i tillë me vlerë prej 6 milion euro. Ylber Hysa…Qendra tregtare multidimensionale “Elkos Center” tashmë ka shtrirë veprimtarinë e vete edhe në Shtip të Maqedonisë, me hapjen e objektit të parë. Për këtë objekt janë investuar mbi 4 milion euro dhe janë punësuar 60 punëtorë. Brenda kohës, kompania pritet të hap qendra grumbulluese për produktet ushqimore, pemë dhe perime edhe në Tetovë, Manastir dhe Strumicë. Kompania “Elkos” me qendër në Pejë të Kosovës, funksionon nga viti 1990. Kjo kompani aktualisht ka shtrirje në Kosovë, Malë të Zi dhe Maqedoni. Nga viti 2000, kompania filloi shkëmbime tregtare edhe me shtetet e evropës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *