Hapet sezoni i gjuetisë 2015 – 2016

Hapet sezoni i gjuetisë 2015 – 2016

4 tetori, ashtu si vitet e shkuara ka shënuar hapjen zyrtarisht të sezonit të gjuetisë nga shoqata e gjuetarëve “Mufllon”.

Në praninë e anëtareve të shoqatës dhe drejtuesve të saj ceremonia e hapjes së këtij sezoni gjuetie është bërë në fshatin Qafë, ku edhe u bënë edhe gjuatjet e para për këtë sezon. Përvec urimit për një gjueti të mbarë nuk mungoi edhe apeli për respektim të rregullave dhe ligjeve të gjuetisë duke mos i shkelur për asnjë moment ato. Apel që vjen me të drejtë kur edhe gjatë sezonit të mbyllur jemi përballur me shkelje nga persona të papërgjegjshëm. Sezoni i gjuetisë përmban në vete edhe respektimin e detyrimeve nga ana e cdo gjeutari që ushtron këtë sport argëtues në territorin e Gostivarit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *