Hapet sezoni i peshkimit në Vardar dhe ujërat e lumenjtë e tjerë të Gostivarit

Hapet sezoni i peshkimit në Vardar dhe ujërat e lumenjtë e tjerë të Gostivarit

Shoqata sportive e peshkatarëve “Bash Vardar” në Gostivar, e cila është koncesionere e lumit Vardar, bashkë me rrjetin e gjerë të ujërave – lumenjve sportiv të Komunës së Gostivarit, i lajmëron të gjithë sportistët, gjegjësisht peshkatarët të cilët janë dashamirë të sportit të peshkimit si dhe anëtar të shoqatës “Bash Vardar”, se ka filluar sezoni i peshkimit. Ditët e lejuara për peshkim janë dita e premte, e shtuna dhe dita e diel.

Nga shoqata “Bash Vardar” u bëjnë thirrje gjithë adhuruesve të peshkimit që ti respektojnë në përpikmëri rregullat e peshkimit. Ata të cilët do të kapen duke gjuajtur peshq në mënyrë të parregullt do të sanksionohen konform masave kundërvajtëse që i parasheh Ligji për peshkim bën me dije Enes Sejdini, sekretar i shoqatës.

Një ndër rregullat që duhet të respektohen gjatë peshkimit është edhe mbrojtja e mjedisit dhe respektimi i masave ekologjike, ndërsa këtë vit duhet të respektohen edhe masat mbrojtëse nga pandemia e Covid 19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *