Hapet solemnisht hobby qendra “Ako Gradba”

Hapet solemnisht hobby qendra “Ako Gradba”

Ka nisur sot me punë hobby qendra “Ako Gradba”. Qendra e vetme e këti lloji në Maqedoni dhe më gjërë. Veçantia e konceptit të hobby qendrës “Ako Gradba” nuk është vetëm se ajo ka gjithçka brenda saj, por edhe fokusi tek produktet e zgjedhura, atmosfera dhe stafi i përgatitur mirë për shumëllojshmërinë e mallrave, gjë që lejon mysafirin të përzgjedh me lehtësi mallrat e nevojshme .

Me një fjalë hobby qendra “Ako Gradba” është një qendër unike ku gjeni produkte për të gjitha nevojat.

50

“Sot hapëm lokalin e ri, shpresoj të i plotësoj të gjitha kërkesat e njerëzve. Është i mirëseardhur gjithkush që ka nevojë edhe për gjëjën më të vogël. Ne jemi këtu dhe mirëpresim çdo qytetarë”, i tha televizionit Globi, Jusuf Bajraktari, drejtues i kompanisë “Ako Gradba”.

Ndryshe, hobby qendra “Ako Gradb”, është investimi më i ri i familjes së mirënjohur Bajraktari nga Gostivari. Qendra vjen si vazhdimsi e punës së suksesshme që kompania e bën tanimë 45 vite me rradhë.

20

Puna, përkushtimi, disiplina dhe organizimi i mirë janë çelësi për suksesin që e rekomandojnë ekspertët ekonomikë, por kompania “AKO GRADBA”, tnimë këtë e ka konfirmuar me vepra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *