Hapja e Xhamive,  kompania “Emas Logistic” dezinfekton falas Xhamitë e Gostivarit

Hapja e Xhamive, kompania “Emas Logistic” dezinfekton falas Xhamitë e Gostivarit

Pas njoftimit nga ana e BFi të RMV-së se të martën e javës së ardhshme do të hapen Xhamitë, kompania për distribuimin e pijeve “Emas Logistic”, ka filluar me dezinfektimin e të gjitha xhamive në brendi të qytetit të Gostivarit.

Xhenet Dauti nga kjo kompani bëri të ditur se përdoren dy lloje të ndryshme dezinfektuesisht për ambientet e brendshme dhe të jashtme, për të cilat thotë se janë 100 për qind të sigurta për shëndetin e besimtarëve.

Fillimisht kanë filluar me dezinfektimin e Xhamisë së Sahatit, ndërsa deri ditën e martë kanë premtuar se do ti kenë dezinfektuar të gjitha tetë xhamitë e qytetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *