Haxhinjtë e BFI-së kanë kryer Umren, vijojnë me obligimet e Haxhit

Haxhinjtë e BFI-së kanë kryer Umren, vijojnë me obligimet e Haxhit

Sektori për informim i Muftinisë së BFI-Gostivar informon opinionin e gjerë e në veçanti familjarët e haxhilerëve të cilët këtë vit, kushtin e 5 të fesë islame-Haxhin po e kryejnë nëpërmjet të BFI-së , se haxhinjtë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të gatshëm për të kryer të gjitha kushtet e Haxhit.

Ata aktualisht ndodhen në Meke ku e kanë kryer Umren ndërsa ditëve në vazhdim do të vijojnë me kryerjen e të gjitha obligimeve që ngërthen në vete ky kusht islam. Gjatë këtij viti, me Muftininë e BFI – Gostivar udhëtuan 117 haxhinjë bashkë me personelin udhëheqës dhe mjekun të cilët në mënyrë permanente e mbikëqyrin gjendjen shëndetësore të haxhinjëve.

Nga sektori për informim i Muftinisë së Gostivarit thonë se deri më sot, haxhinjtë nuk janë përballur me asnjë lloj vështirësie, duke i uruar që ata të kthehen shëndoshë e mirë, me haxh të pranuar dhe mëkate të falura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *