Haxhinjtë vazhdojnë të realizojnë vizitat nëpër vendet e shenjta

Haxhinjtë vazhdojnë të realizojnë vizitat nëpër vendet e shenjta

Haxhinjtë nga Gostivari kanë vazhduar me plot vullnet të realizojnë vizitat nëpër vendet e shenjta të Arabise Saudite. Informacioni bëhet i ditur nga hoxhë Afet Beadin – udheheqsi i haxhinjeve, te cilet udhëtuan nëpërmjet agjencionit turistik Meka dhe Medina Tours.

Haxhinjtë momentalisht jane duke qëndruar në Medine. Në qytetin e Medines së Ndriçuar, janë bërë vizita në xhaminë e Profetit Muhammed ku janë kryer falje dhe lutje në zonën e Raudas, është kryer dhënia e selamit pranë varrit të Muhammedit a.s, Ebu Bekrit (r.a) dhe Omerit (r.a), vizita në varrezat e sahabëve, është vizituar Xhamia e Kubasë, shoqëruar me faljen e dy rekateve dhe lutjeve të ndryshme, është vizituar zona e betejës së Uhudit, kompleksi i shtypshkronjës së Kur’anit Famëlartë etj.

Sipas hoxhe Beadinit gjatë qëndrimit në Medine, është dëshmuar edhe një herë vlera e madhe e besimit, harmonia e muslimanëve me njëri-tjetrin dhe madhështia e mesazheve që frymëzon feja islame, që rrezatojnë paqe e mirësi për mbarë botën. Pas Medines haxhinjë të shtunën do të nisen për në Meke. Sipas hoxhë Beadinit, rritet e haxhit tani kryhen në mënyre më të lehtë pasi Arabia Saudite ka zvogluar numrin e vizitorëve të vendeve të shenjta përshkak të punimeve që kryhen ne Qabe.

Edhe në Meke në një atmosferë të mrekullueshme vëllazërore, të pranishmit do te kenë mundësi të kryejnë umren, si dhe të bëjnë tavafe të shumta përreth Qabes së Madhnueshme, të shoqëruara me dhikre, lutje pafund, vizita të vendeve të shenjta dhe gjurmëve të profetëve të All-llahut, për të cilat flitet edhe në Kur’anin Famëlartë.

Gjatë qëndrimit në Mekke dhe adhurimeve në haremin e shenjtë, grupi i besimtarëve nga Gostivari do te kete mundësi të vizitojë nga afër edhe kompleksin e haxhit, si: zonën e Arafatit, kodrinën e tij, zonën e Muzdelifesë, malin Theur, atë të shpellës Hira etj. /TV GLOBI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *