HFZ. SHAQIR EF. FETAI U PRIT NGA AMBASADORI I MBRETËRISË SË ARABISË SAUDITE NË TIRANË, EKSELENCA E TIJ, Z. ABDULMU’MIN MUHAMMED SHEREF

HFZ. SHAQIR EF. FETAI U PRIT NGA AMBASADORI I MBRETËRISË SË ARABISË SAUDITE NË TIRANË, EKSELENCA E TIJ, Z. ABDULMU’MIN MUHAMMED SHEREF

Kreu i Bashkësisë Fetare Islame në RMV, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai – Reisul Ulema, u prit pasditen e sotme nga Ambasadori i Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, ekselenca e tij, Abdulmu’min Muhammed Sheref. Ambasadori i Mbretësisë së Arabisë Saudite mirëpriti vizitën e Kreut të BFI-së dhe i uroi atij marrjen e detyrës së re, Reisul Ulema i BFI në RMV, pas zgjedhjeve që u zhvilluan në Rijasetin e këtij institucioni më 18 nëntor 2020.

IMG-20201201-WA0037

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame dhe ekselenca e tij, ambasadori Sharaf, biseduan për gjendjen e BFI-së dhe situatën aktuale në institucion. Hfz. Shaqir ef. Fetai e njoftoi ambasadorin me zhvillimet e fundit, ecurinë e proceseve dhe planet që ka për BFI-në në të ardhmen.

Nga ana tjetër, ambasadori Abdulmu’min Sheref shprehu gatishmërinë e tij për të çuar një hap para bashkëpunimin me Bashkësinë Fetare Islame në të mirë të muslimanëve të vendit. Ai premtoi lehtësime dhe bashkëpunim për organizimin e haxhit, umres dhe të gjitha çështjeve me rëndësi strategjike për të dyja palët.

IMG-20201201-WA0048

Krijimi i lidhjeve dhe raporteve të mira me të gjithë faktorët në vend dhe jashtë tij është i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për institucionin, prandaj Reisul Ulemaja e llogarit atë nga prioritetet e udhëheqjes së tij. Në shenjë respekti ndaj Kryetarit të ri, ambasadori tha se do jetë i nderuar të prezantojë në vizitë në Rijaset dhe e ftoi Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetain në vizitë zyrtare në Mbretërinë e Arabisë Saudite në mundësinë e parë që do i jepet. Reisul Ulemaja i dhuroi Ambasadorit një kopje të botimit të librit “Takimi i detrave” që është botim i Rijasetit të BFI në RMV.

IMG-20201201-WA0049

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *