Hiqet bllokada për në “Rusino” për kamionat e NPK të Gostivarit

Hiqet bllokada për në “Rusino” për kamionat e NPK të Gostivarit

Në vend të dhjetë ditëve të paralajmëruara, bllokada e fundit për në deponinë “Rusino” ka zgjatur vetëm katër ditë. Nga iniciativa qytetare “Stop Rusino – ajër i pastër për Gostivarin” thonë se rruga është zhbllokuar pasi në deponi janë vendosur kamerat e sigurisë, që ishte njëra nga kërkesat e tyre.

Mbeturinat në deponi për momentin i dërgon vetëm Gostivari, kurse për komunat e tjera mbetet në fuqi ndalesa pë deponimin e mbeturinave në Rusino. Nga nisma qytetare “Stop Rusino – Ajër i pastër për Gostivarin” bëjn me dije se që pas heqjes së ndalesës gjatë ditës së djeshme rreth orës 16, kamionët e NP “Komunalec” të Gostivarit kanë vijuar t’i dërgojnë pa problem mbeturinat në Rusino dhe vetëm nga mëngjesi i ditës ë sotme drejt Rusinos kanë shkuar 11 kamionë.

Nga iniciativa presin ditët në vijim, me mbarimin e pushimeve, të kenë takim me të gjithë nëntë kryetarët e rajonit të Pollogut, ku edhe një herë do të shqyrtojnë se sa nga kërkesat e tyre janë realizuar.

Vendimet e reja të eko – aktivistëve do të dihen vetëm pas këtyre takimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *