Homazhe në Banjicë e Negotinë,  19 vjet nga rënia e pesë dëshmoreve të Brigadës 116 -Tahir Sinani

Homazhe në Banjicë e Negotinë, 19 vjet nga rënia e pesë dëshmoreve të Brigadës 116 -Tahir Sinani

Sot bëhen 19 vjet nga rënia e njërit nga luftëtarët emblematik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe dy luftërave të tjera shqiptare për liri, Tahir Sinanit, Hyrë Emini, Brahim Ademi, Naser Ademi nga Negotina e Hisa Fazliji nga Gostivari. Me këtë rast, një delegacion nga SHVL-UÇK, bashkëluftëtarë dhe famijarë kanë vendosur kurora me lule të freskëta te vendprehja e Hisa Fazili në fshatin Banjicë.

Ishte 29 Korriku i vitit 2001 që solli lajmin e zi nga bjeshkët e Korabit shqiptar. Sot mbushen 19 vjet nga rënia e Gjeneral Tahir Sinanit, Komandant i Brigadës 116 të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe bashkëluftëtarëve të tij, Naser Ademi nga Negotina, Hisa Fazliji nga Tërnova e Gostivarit, Hyrë Emini dhe Brahim Ademi. Me këtë rast, një delegacion nga SHVL-UÇK, bashkëluftëtarë dhe famijarë kanë vendosur kurora me lule të freskëta te vendprehja e Hisa Fazili në fshatin Banjicë. Luan Veliu nga SHVL-UÇK, sqaroi se sivjet nuk ka ndonjë ceremoni madhështore për shkak të pandemisë nga Covid 19. Gjatë fjalës së tij, Veliu iu drejtua deputetëve të rinj shqiptar në kuvendin e Maqedonisë së Veriut që emerat e dëshmorëve të kombit ti vendosin në qendrat më të rëndësishme dhe mos lihen në harresë, që gjenerata e re ta ketë më të lehtë njoftimin me pishtarët e tyre të liriës.

Fatmir Limani, i biri i dëshmorit Beqir Limani, në emër të familjeve të dëshmorëve tha se çdokush që ka pak gjak atdhetarizmi në trupin e tij, duhet ta fillojë ditëm me përkujtimin e dëshmorëve të kombit. Ai tha se përgjegjësia e amanatit të atyre që dhanë jetën për liri është te të përzgjedhurit e popullit që na përfaqësojnë nëpër institucione, duke shtuar se mjaft ishte politikë, pasiu tani vërtetë duhet të zgjidhjet çështja e statusit të familjeve të dëshmorëve dhe vetë atyre që flijuan jetën për liri.

I njejti delegacion homazhe ka zhvilluar edhe te vendprehja e Naser Ademit në fshatin Negotinë të Komunës së Vrapçishtit, ku poashtu u vendosën kurora me lule të freskëta. Ndryshe, më 29 Korrik 2001, Brigada 116, me urdhër të Komandantit, Tahir Sinai bënte përgatitjet e fundit para fillimit të sulmit kundër forcave okupatore sllavo-maqedonase. Po atë ditë, kur do ti jepej armikut goditja vendimtare e shkatërruese në Tanushë të Gostivarit, ranë pesë Dëshmorët e Brigadës 116, Gjeneral Tahir Sinani, Naser Ademi, Hisa Fazliji, Hyrë Emini dhe Brahim Ademi. 29 Korriku i vitit 2001, në faqet e historisë sonë më të re shënon një ndër ngjarjet më të rëndësishme pasi më 29 korrik bëhet ribashkimi i tokave shqiptare nëpërmjet gjakut të Dëshmorëve në Bjeshkët e Korabit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *