I riu 11 vjeçar nga Çajla bie në kanalin për kontroll të automjetëve

I riu 11 vjeçar nga Çajla bie në kanalin për kontroll të automjetëve

Një i mitur vetëm 11 vjeç nga fshati Cajlë, i cili ka qenë i angazhuar me punë te një automekanik në Gostivar, i cili gjendet në rrugën “Sedek Kostoski”, dje rreth orës 11 është lënduar, duke rënë në kanalin për kontroll të automjetëve duke goditur edhe kokën gjatë rënies. I mituri menjëherë është dërguar në Spitalin e Gostivarit ku ka marrë ndihmën mjekësore.

Gjendja e 11 vjeçarit është stabile dhe i njëjti është lëshuar në shtëpi. Ekipë nga SP-Gostivar dhe Inspektor nga Ispektoriati i Punës kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është lënduar i mituri, të cilët njoftojnë se janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rastit se si ka ardhur deri te lëndimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *