I riu nga Gostivari dyshohet se mbushi karburant me para të falsifikuara

I riu nga Gostivari dyshohet se mbushi karburant me para të falsifikuara

Mbrëmë (3 dhjetor), pesëmbëdhjetë minuta pas mesnatës, në Negotinë të Gostivarit, efektivët e policisë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria personin E.E. 20-vjeç nga ky fshat, nën dyshimin e “falsifikimit të parave” gjegjësishtë një kartëmonedhë 100 euro me të cilën rreth orës 20 e 40 minuta në pompën e karburantit në dalje nga Gostivari është furnizuar me karburant me veturën “BMW” me targa italiane.

Rasti është raportuar nga personi S.R. (46) nga Gostivari në ora 21 e 55 minuta në SPB Tetovë.

Çështja është duke u sqaruar dhe dokumentuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *