Mbrëmë rreth orës 21.25 minuta në rrugën magjsitrale Gostivar – Kërçovë, në afërsi të Strazhës, A.I. (19) nga fshati Vranjofcë, i cili ka drejtuar automjetin e llojit “BMW”, me regjistrim të Gostivarit, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Shoferi me lëndime është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje është kryer hetim nga një ekip i Njësisë për Punë të Brendshme në Gostivar.