I vdes foshnja. Babai rreh pediatrin

I vdes foshnja. Babai rreh pediatrin

Dje rreth orës 13 e 20 minuta është sjellur kufoma e një foshnje gjashtëjavore në Spitalin klinik të Tetovës. Foshnjën e ka sjellë babai 26 vjeçar, B.J. nga Tetova, ku më parë foshnjën e ka dërguar tek një pediatër i pensionuar në Tetovë për shkak se ka pasur gjendje të përkeqësuar shëndetësore.

Pediatri i ka dhënë një terapi, por pas disa orësh gjendja shëndetësore e foshnjës është keqësuar dhe përsëri foshnjën e ka dërguar tek i njejti pediatër. Por, në atë kohë ai nuk ka qenë i pranishëm dhe prindëri ka kërkuar ndihmë në një ambulancë afër, por atje vetëm kanë konstatuar se foshnja ka ndërruar jetë. Kur është kthyer pediatër i pensionuar, B.J. e ka sulmuar fizikishtatë.

Me urdhër të gjykatësit hetues do të kryhet autopis, mbi kufomën për tu konstatuar arsyet e vdekjes. Nga SPB- Tetovë, janë marrë të gjitha masat për zbardhjen e plotë të këtij rasti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *