“IGI” vjen me projekt të ri “Informohu, edukohu, solidarizohu – stop COVID 19”

“IGI” vjen me projekt të ri “Informohu, edukohu, solidarizohu – stop COVID 19”

Organizata joqeveritare “Iniciativa për integrime qytetare” – IGI nga Gostivari, këto ditë ka filluar me implementimin e projektit “Informohu, edukohu, solidarizohu – stop Covid 19”.

Në të janë përfshirë njerëz të moshës së tretë, respektivisht njerëz më të moshuar se 65 vjet përfitues të pensioneve sociale, e që jetojnë në vendbanimet rurale të Komunës së Gostivarit e Vrapçishtit.

Qëllimi I projektit është që njerëzit të ndihmohen dhe të edukohen në lidhje me pandeminë me Covid 19, thotë Aneta Filiposka – koordinatore e projektit.

Filipsoka sqaron se në këtë mënyrë, respektivisht me ndarjen e paketave me gjësende ushqimore e sanitare, 360 familje do kenë mundësine edhe të kontrollit shëndetësor me çka nga ekipi mjekësor ata do të informohen dhe këshillohen edhe për masat mbrojtëse kundrejt koronavirusit.

Në aksionin e ndarjes së ndihmave humanitare përveç aktivistëve të “Iniciativës për integrime qytetare” marrin pjesë edhe ekipe nga Kryqi I Kuq I Gostivarit.

Projekti “Informohu, edukohu, solidarizohu – stop Covid 19” është I mbështetur financiarisht nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *