Imamë të Muftinisë së BFI – Gostivar, urojnë H. Sabahudin ef. Zendelin me rastin e marrjes së detyrës u.d. Mufti i Muftinisë së Gostivarit
Në takime, këto ditë, uruan Muftiun e ri, si vijon:
– H. Shequr ef. Alili – ish/imam në Xhaminë e fshatit Çajlë I, ish/anëtar i Muftinisë së BFI- Gostivar si dhe ish/Kryetar i Këshillit të Muftinisë së BFI-Gostivar. Përndryshe, H. Shequr ef. Alili është edhe autor i librit të parë për mektebet e xhamive “Doracak për mësimbesimin islam”, libër ky që ende shfrytëzohet nga shumë mual-limë për mësimbesimin fetar të nxënësve/eve në mektebet e xhamive dhe ka pasur disa ribotime.
– Hfz. Tahir ef. Halimi – imam në Xhaminë e fshatit Toplicë, anëtar i Muftinisë së BFI-Gostivar si dhe njëri ndër hoxhallarët më të spikatur që ka lënë gjurmë të pashlyera në veprimtarinë e tij të bujshme dhe theksohet si njëri ndër hafizët e Kur’anit Famëlartë me zërin e tij të bukur.
Mysafirët u pritën nga u.d. Mufti i Muftinisë së Gostivarit H. Sabahudin ef. Zendeli dhe referentët e Muftinisë.