Imazhe të Kerberos – hënës së Plutonit

Imazhe të Kerberos – hënës së Plutonit

Nasa ka publikuar fotografi të Kerberos, një nga hënave të Plutonit, të enjten.

Imazhet qenë krijuar duke kombinuar katër fotografi të veçanta të realizuara nga fluturakja New Horizons më 14 korrik, pak orë para se ajo të ishte në pikën më të afërt me Plutonin.

Kerberos është më e vogël se ç’ishte pritur dhe me formë pak më të ndryshme, njofton Klan Kosova.

Shkencëtarët mendojnë se kjo formë mund të jetë rezultat i formimit të saj nga dy objekte të vogla që në një kohë janë bashkuar. Kerberos poashtu ka sipërfaqe reflektuese, si edhe hënat tjera të Plutonit.

Kjo do të thotë që ajo është e mbështjellë me akull të pastër uji. Para se të analizohen të dhënat, shkencëtarët kanë përdorur teleskopin Hubble për të llogaritur peshën, gjë që çoi në bindjen se ajo duhej të ishet e madhe. Tani ata janë duke shikuar ku kanë gabuar.

Katër hënat tjera të Plutonit, radhitur nga më e vogla tek më e madhja janë: Charon, Nix, Hydra dhe Styx, njofton Klan Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *