Indi, rrihet për mishin e lopës. I shenjtë nga 80% e popullësisë Hindu

Indi, rrihet për mishin e lopës. I shenjtë nga 80% e popullësisë Hindu

Thashethemet se familja e tij konsumonte mish lope i kane kushtuar jetën një 50-vjeçari në veri të Indisë.

Mohammad Akhlaq u rrah e qëllua me gurë nga një turmë njerëzish në Dadri të Utar Pradeshit, ndërsa djali i tij 22-vjeçar është shtruar në spital në gjendje të rëndë.

6 persona janë arrestuar në lidhje me incidentin. Policia tani po përpiqet të zbulojë se cilët janë personat, që nxorrën e përhapen këtë thashethem.

Vrasja e lopëve është temë nevralgjike në Indi, ku këto kafshë konsiderohen të shenjta nga hindutë, që përbëjnë 80% të popullsisë prej 1,2 miliardë banorësh të vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *