Infektohet tekniku mjekësor, mbyllen përkohësisht mikrobiologjia dhe shërbimi epidemiologjik në Gostivar

Infektohet tekniku mjekësor, mbyllen përkohësisht mikrobiologjia dhe shërbimi epidemiologjik në Gostivar

Njësia e shërbimit mikro-biologjik dhe Qendra për Shëndet publik në Gostivar, nga dita e sotme janë mbyllur përkohësisht, pasi një teknik mjekësor mbi 40 vjeç nga këto reparte, doli i infektuar me koronavirus. Këto dy shërbime nuk duan të flasin për rastin në fjalë, por nga personeli mjekësor thonë se nga sot askush prej tyre nuk është në punë.

Bëhet fjalë për mbi 20 punonjës, të cilëve u është rekomanduar të qendrojnë të izoluar në shtëpitë e tyre. Të njejtive u është kryer testimi dhe priten rezultatet.

Gjatë periudhës së kaluar ata kishin kontrolluar edhe qytetarët e vendit tonë të ardhur nga jashtë dhe që janë të vendosur në karantinat shtetërore në Mavrovë. Ata sqarojnë se kolegu i tyre i infektuar, nuk ka udhëtuar jashtë vendit dhe nuk kanë asnjë informacion se përmes cilës rrugë ka ardhur deri te infektimi i tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *