Iniciativa qytetare “Stop Rusino – ajër i pastër në Gostivar”, të enjten organizon protestë

Iniciativa qytetare “Stop Rusino – ajër i pastër në Gostivar”, të enjten organizon protestë

THIRRJE PËR PROTESTË!

TË NDERUAR GOSTIVARAS,

Ditën e enjte 23.07.2020 dalim në protestë në ora 18:00!

Protesta do të organizohet me automjete për shkak të situatës me COVID 19, në lokacionin nga ura e re në lagjen Dutllëk, drejtë Gjykatës dhe vazhdojmë përgjatë Komunës. Do të reshtohemi në kolona (në varësi se kush do të vijë) dhe pastaj do të lëvizim nëpër qytet.

Rusino digjet vazhdimisht, eren e keqe dhe tymin i shohim dhe ndjejmë. Ato janë materie helmuese të cilat na helmojnë të gjithve!

Lokacioni i Rusinos nuk është adekuat, kërkojmë mbyllje të Rusinos, menaxhim të ujërave nga meturinat dhe gjetje të një lokacioni të ri për ndërtim të deponisë sipas standardeve të BE!

Kemi të drejtë kushtetuese për ajër të pastër dhe ambient mjedisor të pastër!

Ju thërrasim të gjithve, pa ndarje partiake, religjioze dhe etnike, të tregojmë se do të luftojmë për shëndetin tonë dhe se nuk do të heqim dorë! MJAF ISHTE!
BËHET FJALË PËR SHËNDETIN TONË!

Kemi disa rregulla të cilave do tu përmbahemi që gjithçka të kalojë siç duhet:

1. Protestë me automjete – më së shumti nga dy persona, në një automjetë.
2. Protesta është paqësore! Pa ofendime, agresione dhe provokime.
3. Ndalohet mbajtja e flamujve, transparenteve dhe maicave me mesazhe politike dhe nacionale!

Iniciativa qytetare “Stop Rusino – ajër i pastër në Gostivar”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *