Instituti Francez dhe Ambasada e Francës – Debat për konfliktet ndëretnike

Instituti Francez dhe Ambasada e Francës – Debat për konfliktet ndëretnike

“Krizat dhe Pajtimet Kombëtare” ishte tema që u diskutua dje në Shkup, në një organizim, që kishte për qëllim zbutjen e marrëdhënieve ndëretnike në shtetin e Maqedonisë. Gjatë konferencës ishte paraparë edhe një debat i hapur për të pranishmit, ku të gjithë mund të përfshiheshin me mendimet e tyre, sa i përket kësaj çështjeje.

Në debat ishin të përfshirë studentë dhe përfaqësues nga të gjitha Universitetet Shtetërore në Maqedoni, Instituti Francez, Aleancat Franceze të Tetovës dhe Manastirit, dhe një numër i konsiderueshëm prej profesorësh dhe asistentë.

12119157_1160830580611252_4302699073283408411_nKëshilltari i parë i ambasadës së Francës Dominik Gatje tha se situata kushtetuese nuk duhet të mbetet e njëjtë ose ndryshe do të vazhdojnë konfliktet ndëretnike. Ai shtoi se parimi i këtij debati sot kishte këtë qëllim sepse kjo është një ndër mënyrat më të mira për shmangien e nacionalizmit.  “Në histori dhe në gjeopolitikë mund të gjejmë shumë shembuj të ngjashëm,  por kjo situatë nuk duhet të mbetet kështu, për arsye se në këtë mënyrë konfliktet do të vazhdojnë. Duke diskutuar, ne do të shkojmë drejt ndryshimeve kushtetuese, çështjeve gjyqësore dhe sociale. Kështu do të shliroheshin të gjitha ato energji që deri më tani kanë qenë sterile“, theksoi ai.10007430_1160830790611231_1963939555640399967_n

Profesoresha nga Universiteti i Lil-it Anë Basën ndau mendime të njëjta me këshilltarin e ambasadës. Ajo tha se ky proces duhet të kalojë nëpër disa faza që të vijë deri tek përmirësimi I marrëdhënieve të ndërsjella.“Qëllimi është, fillimisht, përmirësimi i marrëdhënieve, që më pas të vijë deri te faza e miqësisë por edhe e besimit të ndërsjellë. Pra, pas një kohe të caktuar, t’i kthehemi bashkëjetesës. Ky definicion me të vërtetë është shumë i gjerë, sepse ne nisemi nga një koncept minimalist drejt një koncepti më të
gjerë të pajtimit”, vlerëson Basën

Organizatorët e debatit për fund u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që të shohin gjërat që i bashëkojnë dhe jo ato që i ndajnë. Ata shpresojnë që ky lloj debatesh të kontribuojë në zbutjen e gjendjes me problemet aktuale.

10484953_1160831447277832_1449048467070452895_n

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *