Investime në shkollën periferike në Çegran (Foto)

Investime në shkollën periferike në Çegran (Foto)

Shkolla periferike “Përparimi” në Çegran së fundmi është bërë me dyer të reja, hapsirë të re për personelin teknik dhe klasa të reja.

Investimet vijnë me iniciativë të drejtorisë së shkollës dhe një grupi organizativ të mësimdhënësve nga shkolla “Përparimi”, në bashkëpunim me prindërit dhe një ekip njerëzish (donator) dashamir të arsimit shqiptar dhe vendlindjes.

Në kuadër të këtij projekti të madh për shkollën periferike është bërë: nderimin i të gjitha dyerve të shkollës periferike, ndërimi i derës Hyrëse të Shkollës Periferike, ndërtimi i një hapsirë për personelin teknik dhe lyerjen dhe rregullimin e disa klasave.

Nga Këshilli i arsimtarve të cilët i kanë ecur këto punë, shpresojnë edhe më tutje në bashkëpunime të këtilla të sukseseshme me prindërit dhe individ ose kompani të cilat kanë mundësi dhe vullnet për të ndihmuar fëmijët, nxënësit dhe të ardhmen e shoqerisë.

Sic theksojnë nga drejtoria dhe Keshilli organizativ i mësimdhënësve, këto nuk janë projektet e fundit, së shpejti do të ketë edhe risi të tjera të cilat do të jenë në të mirë të nxënësve, shkollimit dhe vendit! / m.r. TV Globi

12079179_538915912953793_6165046284049485221_n

12105909_538915952953789_5397117856450255536_n

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *