Irak: Janë rrëmbyer 16 shtetas të Turqisë

Irak: Janë rrëmbyer 16 shtetas të Turqisë

Zyrtarët e Irakut thonë se persona të maskuar i kanë rrëmbyer 16 turq bë kryeqytetin Bagdad.

Zëdhënësi i Ministrisëë së brendshme të Irakut, Saad Maan, tha se turqit janë rrëmbyer sot herët në mëngjes në lagjen verilindore të kryeqytetit, Habibija.

Të rrëmbyerit ishin punëtorë të një kompanie të Turqisë, që punon për ndërtimin e një kompleksi të sportit në lagjen tjetër të Bagdadit, Sadr City.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë rrëmbim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *