Irani dërgon më shumë trupa në Siri për të mbështetur regjimin e Assadit

Irani dërgon më shumë trupa në Siri për të mbështetur regjimin e Assadit

Irani ka dërguar këtë fundjavë më shumë trupa në Siri për të luftuar përkrah regjimit të Bashar al-Assadit ka thënë Ramazan Sharif, një zyrtar i lartë iranian, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjenerali Sharif, zëdhënësi i Gardës Revolucionarë citohet të ketë thënë se “Irani ka rritur numrin e ushtarëve në atë rajon si pjesë e një ofenzive të re tokësore në Siri.”

Irani i cili mbështet regjimin e presidentit sirian Bashar al-Assad ka humbur tetë oficerë të lartë ushtarakë në Siri në javët e fundit.

Të paktën 250.000 njerëz janë vrarë që nga villimi i luftës civile në Siri në vitin 2011, ku 7,6 milionë janë zhvendosur brenda vendit ndërsa mbi katër milionë kanë gjetur strehim në vendet e tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *