Islanda dhe Çekia kualifikohen në Euro 2016

Islanda dhe Çekia kualifikohen në Euro 2016

Mbrëmë janë luajtur ndeshjet kualifikuese të grupeve A, B dhe H.
Italia siguroi një fitore minimale në takimin e grupit “H” përballë Bullgarisë. Skuadra e Contes arriti të merrte 3 pikë me vlerë falë rrjetës së De Rossit në min. 5, i cili shënoi nga pika e bardhë e 11-metërshit. Të kaltrit me këtë fitore ngjiten në kuotën e 18 pikëve.

Në Grupin “A”, pas çekisë edhe Islanda siguroi kualifikimin për në Europian, pasi i mjaftoi një barazim pa gola kundër Kazakistanin, duke shkuar në kuotën e 19 pikëve.

Në takimet e Grupit “B”, Bosnja Hercegovina dominoi me rezultatin e pastër 3-0 Andorrën, ndërsa Belgjika mundi minimalisht 1:0 Qipron falë rrjetës së Eden Hazard. / Portalb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *