Italia do t’i ndajë Maqedonisë 90.000 euro për përballjen me krizën e refugjatëve

Italia do t’i ndajë Maqedonisë 90.000 euro për përballjen me krizën e refugjatëve

Nëntëdhjetë mijë euro, do t’i ndajë Qeveria e Italisë asaj të Maqedonisë për përballjen me krizën e refugjatëve të Lindjes së Mesme.

“Gjendja e jashtëzakonshme e shkaktuar nga vërshimi i refugjatëve nga Lindja e Mesme në drejtim të Evropës Veriore, paraqet një sfidë të re për Evropën dhe vendet evropiane, të cilat bashkërisht duhet të përballen edhe shtetet-anëtare në BE, por edhe shtetet-kandidate nga Ballkani Perëndimor. Duke i pasur parasysh sfidat me të cilat momentalisht po përballet Maqedonia, Qeveria e Italisë ka marrë vendim që t’i ndajë 90.000 euro ndihmë multilaterale për financimin e aktiviteteve humanitare të Organizatave Joqeveritare, Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Republikës së Maqedonisë”, shkruhet në deklaratën e ambasadës së Italisë në Shkup.

Nga atje theksojnë se numri i emigrantëve të cilët e shfrytëzojnë rrugën ballkanike, dalë-ngadalë po rritet, veçanërisht në javët e fundit, dhe ajo paraqet ngarkesë të madhe për Maqedoninë.

“Ndihma italiane ka për qëllim që t’i përmbajë aktivitetet për mbrojte primare të Kryqit të Kuq të Maqedonisë dhe Gjysmëhënës, për t’u ndihmuar grupit më të dobët të emigrantëve (grave dhe fëmijëve), por dhe sigurimin e preparateve kryesore dhe ndihmës mjekësore”, thuhet në deklaratën e ambasadës së Italisë në Shkup.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *