Izolimi 61 orë, qytetarët e Gostivarit me nevoja nga më të ndryshmet

Izolimi 61 orë, qytetarët e Gostivarit me nevoja nga më të ndryshmet

Kufizimi i lëvizjes kryesisht respektohet nga banorët e Gostivari. Ata qytetarë që kishin dalë, ishin pak në numër dhe shumica kishin leje qarkullimi. Personat me urgjencë shëndetësore nuk kanë nevojë të furnizohen me leje qarkullimi, por duhet të paraqiten për të lëvizur në numrin e policisë 192. Kështu kishin vepruar edhe këta dy banorë nga Vrapçishti, njëri nga të cilit kishte probleme me këmbën dhe ishte duke shkuar për kontrollë në spitalin e Gostivarit .

Por kishte edhe nga ata që kufizimi i lëvizjes dhe mbyllja e lokaleve, i kishte bërë ta ndiejnë edhe mungesën e kafes.

Në Gostivar policia ka tetë post-blloqe kontrolli, njëra prej tyre të cilën e vizituam ishte ajo te Gjykata. Veturat që kontrolloheshin aty kishin si destinacion Spitalin e Gostivarit. Nga ana tjetër, sheshi i qytetit, rrugët e tij dhe parqet, ishin në heshtje totale. Në lëvizje ishin vetëm punonjësit e shërbimit të higjienës të ndërmarrjes publike të qytetit.

Ndryshe, brenda 24 orëve të fundit në territorin e Gostivarit, siç njoftojnë nga poilicia, kufizimin e lëvizjes nuk e ka shkelur asnjë qytetarë. Lëvizja e kufizuar e cila ka filluar nga pasdita e djeshme në orën 16:00, zgjatë 61 orë, konkretisht deri në ora 05:00 të mëngjesit ditën e hënë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *