Ja kush do ta gjykojë ndeshjen Armeni-Shqipëri

Ja kush do ta gjykojë ndeshjen Armeni-Shqipëri

Sfida vendimtare për kombëtaren tonë në këto eliminatore, ajo ndaj Armenisë në Jerevan ditën e diel, do të drejtohet nga gjyqtari polak Szymon Marciniak.

34-vjeçari  mban stemën e FIFA-s që nga viti 2011 dhe në CV e tij numëron 45 ndeshje ndërkombëtare. Ai ka drejtuar pak ndeshje në arenën ndërkombëtare, ku veçohet ajo e eliminatoreve të Botërorit 2014 mes Portugalisë dhe Azerbajxhanit, ndërsa në vitin 2015 ishte gjyqtari kryesor i finales së Europianit U-21 mes Portugalisë dhe Suedisë.

Ndihmësit e tij do të jenë nga Polonia. Paëel Sokolnicki dhe Tomasz Listkieëicz plotësojnë treshen e gjyqtarëve, ndërsa gjyqtar i katërt është caktuar Radoslaë Siejka.

Në kuadër të kësaj sfide, trajneri i Armenisë, Sargis Hovsepyan do të flasë përpara mediave në orën 16:30 të ditës së shtunë, ndërsa bëhet me dije se 15 minutat e para të stërvitjes në stadium do të jenë të hapura për mediat e pranishme. Në programin e zyrtarizuar nga federata armene bëhet me dije se trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi do të flasë për mediat në orën 18:00, ndërsa 30 minuta më pas do të zbresë në fushë me skuadrën kuqezi për të zhvilluar edhe seancën e fundit stërvitore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *