Ja nga cilat vende janë të infektuarit me Covid 19 që trajtohen në Gostivar

Ja nga cilat vende janë të infektuarit me Covid 19 që trajtohen në Gostivar

Dy qytetarët e Gostivarit CoVid 19 pozitiv, në testimin e dytë kanë dalë negativ. Bëhet fjalë për punonjësin teknik nga Qendra për Shendet publik dhe pacienten e parë, të cilët nuk janë as në spital, por në izolim shtëpiak. Aktualisht Gostivari nuk ka të infektuar me koronavirus. Në Komunën e Vrapçishtit ka dy persona të infektuar, njëri nga fshati Kalisht me banim në Negotinë dhe tjetri nga fshati Dobërdoll. Të dhënat e fundit mbi gjendjen me virusin korona në Gostivar me rrethinë, u bën të ditura në mbledhjen e fundit të Shtabit të emergjencave. Kyetari i Gostivarit, Arben Taravari sqaroi se në Repartin Infektiv në Gostivar aktualisht për mjekim mbahen vetëm dy persona, banori i Dobërdollit dhe një banorë nga Strumica i sjellur nga kanatina shtetërore nga hotelet e Mavrovës, ndërsa banori tjetër nga Vrapçishti trajtohet në kushte shtëpaike.

Për ditën e nesërme kryetari Taravari ka ftuar një takimë me biznismen të Gostivarit, prej të cilëve do të kërkohet të ndihmojnë qytetarët në nevojë gjatë kësaj periudhe ku si pasojë e pandemisë, situata ekonomike është vështirësuar për shumë famlije.

Merdat Kurtovski – kryetari i Komunës së Mavrovë-Rostushë, bëri të ditur se në hotelet e komunës që ai drejton, në karantinë shtetërore ndodhen 220 persona.

Madat Kurtovski: “Situata në territorin e komunës së Mavrovë-Rostushë është stabile, dhe kjo pasi janë respektuar rekomandimet nga ana e qyetarëve në maksimum. Në komunën tonë ka 18 persona në izolim shtëpiak dhe ka tre persona që ndodhen në karantinë në hotele të vendit tonë e që kanë ardhur nga vendet perendimore evropiane. Ndryshe, në hotelet në Mavrovë në karantinë shtetërore ka 220 persona, dy prej të cilëve ndodhen në Repartin Infektiv në Gostivar dhe njëri prej tyre është pozitiv. Ftojë qytetarët të vazhdojnë t’u përmbahen rekomandimeve, pasi vetëm në atë formë mund të mbrohemi nga transmetimi i virusit. Në këshillin komunal dje sollëm vendim për miratim të mjeteve financiare që do të shkojnë në llogari të Kryqit të Kuq, pasi ata janë më kompetentë në pjesën për distribuim të pakove humanitare për personat me rrezik social”.

Në fund të mbledhjes, kryetari Taravari edhe një herë i ka ftuar qytetarët të mbajnë distance sidomos kur ndodhen në bankë, pasi atje vërehen grumbuj njerëzish më shumë dhe njëkohësisht ftoi policinë që në këto vende të mëhen kontrolle më të shpeshta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *