Ja pse u prish Facebook mbrëmë

Ja pse u prish Facebook mbrëmë

“Facebook”-u u ka kërkuar falje 1.5 miliardë përdoruesve të vet, pasi rrjeti social doli jashtë shërbimit për gati 40 minuta të hënën mbrëma.

Problemet thuhet se kanë ardhur për shkak të përditësimeve të fundit që janë bërë në shërbim. Një zëdhënës i kompanisë deklaroi se ndërprerja ka ndodhur për shkak të një “çështjeje konfigurimi”, shkruan “Krokodili.com”.

Kjo ishte hera e tretë brenda një muaji që rrjeti më i madh social del jashtë funksioni, duke lënë shije të hidhur te shumë përdorues e duke bërë që aksionet e kompanisë të binin me 4%.

Një problem i ngjashëm ndodhi edhe të enjten e kaluar, kur rrjeti pushoi së funksionuari për 12 minuta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *