Ja si do t’i gjejë dimri shkollat shqipe në Komunën e Butelit

Ja si do t’i gjejë dimri shkollat shqipe në Komunën e Butelit

Po afrohet sitna e dimrit dhe prindërit fillojnë të brengosen për fëmijët e tyre që do ndjekin mësimin në kushte jo të mira. Qytetarët e lagjes së Vizbegut ankohen se edhe këtë dimër fëmijët e tyre duhet të udhëtojnë për në Shuto Orizare për të ndjekur mësimin pasi që ende nuk ka shkollë në këtë lagje.

“Po afrohet stina e dimrit fillojnë temperaturat të zbresin, nuk e di është gjynah që fëmija 5-6 vjeçar të zgjohet një orë më herët për të shkuar në shkollë. Përveç që nuk kemi shkollë problem është edhe linja e autobusit e cila është shume e rrallë dhe kjo ndikon tek të gjitha banorët e Vizbegut”, tha Afrim R. banor.

“Premtuan shumë dhe nuk bën asgjë. Kërkuam që objekti ekzistues të shndërrohet në shkollë, të hapet të rregullohet, mirëpo edhe ajo nuk bë. Na thanë nga komuna se do ndërtohet objekt i ri por ende nuk ka asgjë nga ai premtim”, theksuan banorët e Vizbegut.

Gjithashtu mungesë të hapësirës ka edhe në shkollën fillore “Liman Kaba” në Lubeten, me ç’rast investime u bënë në këtë shkollë por jo edhe shtimi i hapësirës së objektit.

“Komuna e Butelit na ndau mjete për të sanuar çatinë dhe për të vendosur dritare të reja, mirëpo jo edhe për shtimin e objektit. Jemi takuar me përfaqësues të MASH-it të cilët na premtuan se edhe shtimi i objektit do të bëhet së shpejti pasi që ka nevojë, por nuk precizuan se kur do të ndodh ajo”, tha për Portalb, Xhezmi Abdyrramani.

Ai shtoi se deri më tani nuk kanë pasur probleme me ngrohen andaj presin që edhe këtë vit të kenë të njëjtin fat.

Kërkuam informacion nga MASH se a ka projekte të tilla për ndërtimin e shkollës në Vizbeg dhe shtimin e objektit të shkollës aktuale në Lubeten, dhe përgjigja që morëm ishte shumë e shkurtër “Komuna duhet të bëjë kërkesë në MASH pastaj ne do të shqyrtojmë nevojën dhe mundësinë”, duke mos sqaruar saktësisht për rastet në fjalë.

Kurse nga Komuna e Butelit thonë se në shkollën e Lubetenit veç se më është investuar me ato mundësi që ka komuna dhe se në Vizbeg pritet të ketë një objekt të ri shkollor në të ardhmen e afërme.

“Tani më kemi investuar në shkollën fillore të Lubetenit me aq sa kishim mundësi, kurse sa i përket shkollës së Vibegut, objekti shkollor që gjendet në atë pjesë nuk është i përshtatshëm dhe është shumë i vjetër për të investuar andaj do të ndërtohet një objekt i ri shkollor në të ardhmen e afërme”, thonë për Portalb, nga zyra për informim pranë Komunës së Butelit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *