James jashtë derbit me Atletico Madridin

James jashtë derbit me Atletico Madridin

Los Blancos nuk do të mund të llogarisin në shërbimet e kolumbianit të talentuar në derbin me Atletico Madridin.

Megjithë optimizmin e mëhershëm, pothuaj nuk ka fare gjasa që James të luajë kundër Atletico Madridit, të dielën.

Kolumbiani nuk ka mundur të përballojë stërvitjen me skuadrën e parë duke bërë që Rafa Benitez të shqyrtojë mundësi tjera për derbin e kryeqytetit spanjoll.

Dhjeta brilante e Los Blancos pritet që të vazhdojë me stërvitjet në palestër në mënyrë që të jetë i gatshëm për ndeshjet tjera, ndërsa Gareth Bale dhe Sergi Ramos janë në formë të mirë. Dyshja është stërvitur normalisht të premten dhe pritet që të jetë e gatshme për të filluar që nga minuta e parë në Vincente Calderon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *