Janë masakruar rreth 7 mijë civilë në Turqi, përfshirë gra dhe fëmijë

Janë masakruar rreth 7 mijë civilë në Turqi, përfshirë gra dhe fëmijë

Nga aktet e para të organizatës terroriste PKK të cilat nisën më 15 gusht 1984 me bastisjet në Shemdinli dhe Eruh e deri më sot në 83 mijë e 500 sulme të ndërmarra duke përfshirë gra dhe fëmijë kanë humbur jetën 6 mijë e 741 qytetarë kryesisht ato që jetojnë në rajonet e Anadollit lindor dhe të atij juglindor si dhe janë plagosur 14 mijë e 257 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

– Sulmi i parë i pabesë në vitin 1984-

Sulmet e para të organizatës terroriste PKK ku janë masakruar mijëra civilë dhe ushtarë në të gjithë Turqinë kryesisht në rajonet e Anadollit lindor dhe të atij juglindor nisën më 15 gusht 1984. Në sulmet e ndërmarra më 15 gusht në rajonet Eruh në qytetin Siirt dhe rajonin Shemdinli në qytetin Hakkari me urdhër të udhëheqësit të organizatës terroriste separatiste Abdullah Oxhallan (Abdullah Öcalan) ra dëshmorë ushtari Süleyman Aydın si dhe u plagosën 9 ushtarë dhe 3 civilë.

Ekspertët e studimeve për terrorizmin në vlerësimin e tyre në lidhje me çështjen kanë nënvizuar se madje edhe plagosja e 3 civilëve të rajonit në sulmin e parë vërteton se organizata terroriste PKK nuk ka qëllim të drejtat e popullit Kurdë.

Sipas ekspertëve të terrorizmit theksohet se që nga sulmi i parë e deri tani organizata terroriste PKK në qindra kurthe, dhe sulme me bomba apo me mina nuk ka patur asnjëherë në vëmendje civilët që i ka ekzekutuar me plumba. PKK e cila pas akteve gjakatare ka tentuar të tregojë si “normale” vdekjen e civilëve dhe të frikësojë me kërcënime popullin e rajonit që kundërshton theksohet se ka patur si qëllim kryesor vazhdimësinë e saj.

Gjithashtu janë identifikuar se që nga sulmi i parë edhe në shumë sulme të tjera anëtarët e organizatës terroriste kanë patur si objektiv civilët. Në 83 mijë e 500 sulme të ndërmarra deri tani duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje kanë humbur jetën 6 mijë e 741 qytetarë si dhe janë plagosur 14 mijë e 257 persona kryesisht nga popullata e rajonit.

Disa nga sulmet e pabesë të kryera në 31 vjet dhe të marra përsipër nga organizatës terroriste PKK me anë të disa mediave publikuese të sajë vijojnë si më poshtë:

“Me 22 janar 1978 në fshatin Ortabağ në rajonin Uludere në qytetin Şırnak si pasojë e një sulmi me bomba të ndërmarrë nga PKK në një shtëpi që kishte dasmë u masakruan barbarisht 8 persona të fshatit ku ishin 2 fëmijë dhe 4 gra. Anëtarët e PKK duke u ngjitur në çatinë e shtëpisë ku kishte dasmë sulmuan me bomba pjesëmarrësit në të.

Ndërsa më 23 janar 1987 militantë të PKK vranë 10 persona në fshatin e vogël Gündükörte ku 2 prej tyre foshnje, 5 fëmijë, 1 të moshuar si dhe plagosën rëndë 10 të tjerë.

Më 7 mars 1987 në fshatin Açıkyol të komunës Nusaybin në qytetin Mardin ekzekutoi me plumba 8 persona ku 6 ishin fëmijë.

Më 21 maj 1978 në fshatin Yolçati të komunës Lice në qytetin Diyarbakir anëtarët e organizatës terroriste PKK bastisën fshatin ku pasi morën nga shtëpia mësuesin e fshatit Asım Özden dhe imamin e fshatit Mehmet Bayram i masakruan duke i ekzekutuar me plumba.

Më 12 qershor 1978 terroristët e PKK në sulmin për të vrarë Mehmet Çağdaş, gazetarin e Gazetës Milliyet në rajonin Dicle masakruan nipin e tij 13 vjeçar Yaşar Sabur.

Ndërsa më 20 qershor 1978 si pasojë e një sulmi të terroristëve të PKK në fshatin Pınarcık në rajonin Ömerli të qytetit Mardin masakroi barbarisht 30 persona, ku 16 ishin fëmijë kryesisht nga familjet që ruajnë fshatin.

– Bilanci i 8 korrikut 1978: 44 të vrarë, 13 të plagosur-

Më 8 korrik 1978 në rajonin Haraberk të fshatit Yuvalı (Anıklı) në komunën Midyat në qytetin Mardin terroristët e PKK masakruan 9 persona të një familjeje ku 7 prej tyre ishin fëmijë dhe 2 gra.

Në të njëjtin orar një grup tjetër në fshatin Peçenek 20 kilometra në afërsi të fshatit Yuvali bastisi fshatin dhe masakroi 16 persona duke i ekzekutuar me plumba pa dallim gra apo fëmijë. Ndërsa edhe një furgon nga fshatrat përreth të cilët po shkonin në fshatin Yuvali pas masakrës për ngushëllim u hodh në erë në rrugën Yuvali-Midyat ku si pasojë e një mine të vendosur në rrugë nga terroristët PKK humbën jetën 3 persona dhe u plagosën 13 të tjerë.

– Masakra e fshatit të vogël Milan-

Në sulmin e ndërmarrë më 19 gusht 1978 në fshatin e vogël Milan terroristët masakruan bebet 3 ditëshe dhe 6 ditëshe. Në sulm humbën jetën 25 persona dhe u plagosën 34 të tjerë. 14 nga civilët e vrarë ishin nën moshën 18 vjeç.

Terroristët e PKK të cilët bastisën zonën e banuar Çiftekavak në fshatin Güneyce në qytetin Şırnak më 21 shtator 1978 vranë 11 persona ku 2 ishin gra shtatzëna. 4 fëmijë si dhe plagosën 2 persona të tjerë.

Ndërsa më 10 tetor 1978 terroristët PKK bastisën zonën e banuar Çobandere në komunën Şırnak të qytetin Siirt ku masakruan 13 persona, ku disa prej tyre të moshuar gra dhe një fëmijë në djep si dhe plagosi rëndë 9 të tjerë.

– Edhe delet madje i kanë goditur me thika-

Më 28 mars 1988 terroristët e PKK sulmuan fshatin Yağızoymak në qytetin Şırnak ku pasi mbytën 9 çobanë të pafajshëm, masakruan edhe 250 dele me thika.

Më  9 maj 1988 në rajonin Behmenin të fshatit Taşköyü në komunën Busaybin të qytetit Mardin vranë 11 pjesëtarë të një familjeje ku 8 ishin fëmijë dhe 2 gra si dhe plagosën rëndë 2 fëmijë të tjerë.

Me 6 nëntor 1988 në Fshatin Sümer të komunës Dargeçit në qytetin Mardin sërish terroristët PKK masakruan 3 mësues dhe plagosën rëndë një mësues tjetër.

Ndërsa më 21 mars 1990 ekzekutuan me armë 9 inxhinierë të një firme duke i ndërprerë rrugën në afërsi të Elazığ-Kovancılar.

– Pasi i vranë dogjën fugonin-

Më 15 prill 1991 terroristët me duar të përgjakur pasi ndaluan në fugon në rajonin Elbistan në qytetin Kahramanmaraş ekzekutuan me armë 7 personat në mjet dhe plagosën rëndë 5 të tjerë. Terroristët pas sulmit dogjën edhe fugonin dhe u larguan.

Më 25 prill 1991 terroristët e PKK bastisën lokalin e shtëpisë së mësuesve në rajonin Solhan në qytetin Bingöl ku vranë 4 nëpunës dhe plagosën 5 persona të tjerë. Terroristët masakruan barbarisht kryetarin e minibashkisë Ersin Ateş, prokurorin Mehmet Türksever, shefin e pyjores Ahmet Yenen dhe nëpunësin për mbrojtjen e pyjeve Fevzi Kaplan.

Ndërsa më 25 dhjetor 1991 terroristët sulmojnë me kokteji në orët e ditës dyqanin Çetinkaya që ndodhet në rajonin Bakırköy të Stambollit ku si pasojë e sulmit humbën jetën 11 persona ku 7 prej tyre gra dhe 1 fëmijë.

Më 23 maj 1992 terroristët PKK bastisën fshatin Dumanli në komunën Idil të qytetit Şırnak ku si pasojë humbën jetën 4 persona, ku dy prej tyre gra dhe 2 të tjerë fëmijë. Terroristët gjithashtu pas sulmit rrëmbyen edhe një të ri në fshat.

Ndërsa në sulmin e ndërmarrë më 22 qershor 1992 në fshatin Seki në komunën Gercüş të qytetit Batman u masakruan barbarisht 10 persona, ku 8 prej tyre ishin fëmijë, si dhe plagosën rëndë 2 perosna të tjerë.

– Sulm ndaj xhamisë: masakrohen 10 persona-

Organizata terroriste PKK më 26 qershor ndërmerr një sulm ndaj një xhamie në fshatin Yolaç të komunës Silvan në qytetin Diyarbakir ku vret 10 persona dhe plagos 4 të tjerë.

Më 15 shtator 1992 terroristët PKK duke i prerë rrugën dhe duke kryer kontroll në rajonin mes fshatit Bahçe Köyü dhe urës Malabadi në komunës Silvan në qytetin Diyarbakir sulmuan me armë mjetin ku ndodhej Kryetari i Bashkisë së Şirvan, M. Münip Şerafeddinoğlu, Drejtori i çështjeve protokollare të Bashkisë Adil Kaplan, Kryetari i partisë ANAP për komunën Şirvan, Hüseyin Feyimoğlu dhe shoferit të mjetit Kemal Uğur ku Hüseyin Feyimoğlu mundi të shpëtojë i plagosur rëndë, ndërsa Kryetari i Bashkisë dhe Drejtori i çështjeve shkresore të Bashkisë u masakruan.

– Pasi dogjën fshatin rrëmbyen rojtarët e fshatit-

Më 1 tetor 1992 organizata terroriste PKK në orët e natës bastisi fshatin Cevizdalı në qytetin Bitlis dhe  masakroi 30 persona, ku 8 prej tyre fëmijë, si dhe plagosi 20 persona të tjerë. Terroristët pasi morën peng gratë dhe fëmijët e fshatit kërkuan dorëzimin e rojtarëve, ku me mbërritjen e forcave të sigurisë terroristët dogjën fshatin dhe morën me vete duke rrëmbyer edhe 13 persona nga rojtarët.

– Vendosën në objektiv ndërtesat publike dhe masakruan civilët-

Terroristët e PKK më 9 nëntor 1992 në rajonin Hani të qytetit Diyarbakir sulmuan ndërtesën e minibashkisë, të PTT, degën ushtarake dhe vendbanimet, Drejtorinë e degës së rrugëve, ndërtesën e drejtësisë dhe ndërtesa të tjera publike i dogjën ku gjatë sulmeve humbën jetën 12 persona, ku 4 prej tyre fëmijë dhe 4 të tjerë gra, si dhe plagosën 3 të tjerë.

Ekzekutuan me plumba 40 persona, ku 33 ishin ushtarë si dhe rrëmbyen 22 persona të tjerë.

Më 24 maj 1993 terroristët PKK i prenë rrugën duke ndaluar mjetet të cilët transportonin ushtarë pa uniformë që kishin përfunduar ushtrinë dhe po ktheheshin në shtëpi në autostradën Bingöl-Elazığ vranë 40 persona ku 33 ishin ushtarë, pasi dogjën dhe mjetet të civilëve rrëmbyen 22 persona, ku 13 prej tyre ushtarë dhe 1 polic.

Ndërsa në sulmin e ndërmarrë më 30 qershor 1993 me bazuka ndaj  shtëpisë së familjes Gökoğlu në fshatin Yalim në afërsi të tenderë së qytetit Mardin u masakruan 7 persona.

– Masakra Başbağlar-

Më 5 korrik 1993 militantët e organizatës terroriste të PKK në fshatin Başbağlar në komunën Kamaliye në qytetin Erzincan pasi mblodhën 28 persona në mes të fshatit i ekzekutoi. Të pabesët gjithashtu pasi i vendosën zjarrin shtëpive dogjën të gjallë edhe 5 persona të tjerë. Terroristët e PKK pas masakrës lanë edhe komunikatën “U mor haku për Sivasin”.

Më 4 tetor 1993 terroristët të cilët ndërmorën sulme të shpeshta në fshatrat e komunës Şirvan në qytetin Siirt, me bazuka dhe armë të rënda në fshatin Kalkancik vranë 10 persona ku 3 prej tyre gra, 3 meshkuj dhe 4 rojtarë. Dhe në të njëjtën ditë në sulmin e ndërmarrë në fshatin Daltepe masakruan 23 persona ku mes tyre kishte fëmijë dhe gra. Mes personave të vrarë ishte edhe foshnja 9 muajshe Gülcan.

Gjithashtu gjatë një bastisje në rajonin Yolalan më 25 tetor 1993 militantët  e organizatës terroriste PKK masakruan 4 mësues dhe një fëmijë 2 vjeç.

Ndërsa më 26 tetor 1993 terroristët PKK ndaluan 3 autobusë në autostradën Erzincan-Erzurum në afërsi të rajonit Sansa Deresi ku pasi i mblodhën udhëtarët vranë 4 persona dhe plagosën rëndë 12 të tjerë. Terroristët më pas rrëmbyen edhe 2 vajza studente të universitetit.

Më 1 janar 1994 terroristët PKK ndalojnë në rrugën dy autobusë të udhëtarëve në rajonin Maden të qytetit Elazığ pas një kontrolli për karta identiteti ekzekutojnë 8 persona.

Më 21 janar 1994 në fshatrat Ormancık dhe Akyürek në komunën Savur të qyteti Mardin sulmojnë me bomba gazi dhe bazuka, si pasojë vriten 21 persona ku 11 prej tyre fëmijë.

Më 11 shtator 1994 në rajonin Darikent të komunës Mazgirt në qytetin Tunceli terroristët PKK në ditën e parë të shkollës pasi nxorën nga vendet e strehimit të mësuesve 6 mësues i ekzekutuan në qendër të rajonit Darikent.

Më 11 tetor 1994 terroristët PKK në fshatrat Katranlı dhe Taşkesen në komunën Tekman të qytetit Erzurum rrëmbejnë 5 mësues dhe vrasin 4 prej tyre.

Me 1 janar 1995 në sulmin e ndërmarrë në rajonin Hamzali masakrohen 20 persona duke përfshirë fëmijë dhe gra. Terroristët pasi bastisën fshatin kishin pohuar “Këtë natë do t’ju shfarosim të gjithëve. Do t’ju djegim këto troje janë të tonat” dhe më pas kishin kryer masakrën.

Ndërsa me 24 korrik 1995 një grup terroristësh PKK të ardhur nga Irani pasi nuk mundën të hynin në vendbanimet në rajonin Akdoğu në komunën Gürpınar të qytetit Van bombarduan shtëpitë me bazuka ku si pasojë vranë 12 persona të cilët 7 ishin gra dhe fëmijë si dhe plagosën 13 të tjerë.

Më 5 shtator 1995 në fshatin Seldiren në komunën Samandag në qytetin Hatay terroristët e PKK bastisën një minierë ku ekzekutuan 9 minatorë, ku njëri prej tyre mundi të shpëtojë i gjallë.

– Në sulmin e ndërmarrë në Kuşadası humbën jetën edhe turistë-

Më 30 prill 2005 gjatë një tentative për të çaktivizuar një bombë të vendosur nga organizata terroriste PKK në qendër të qytetit Kuşadası kryekomisari Yaşar Aykaç ra dëshmorë.

Gjithashtu edhe me 16 korrik 2005 si pasojë e shpërthimit të një bombe të vendosur në një fugon në qendër të rajonit humbën jetën 5 persona ku 2 prej tyre ishin turistë.

– Masakra e Güngören-

Në një sulm të ndërmarrë më 27 korrik 2008 nga terroristët PKK të cilën patën vendosur dy bomba në bulevardin Medrese në rajonin Güngören në Stamboll të cilat shpërthyen njëra pas tjetrës me një interval prej 12 minutash humbën jetën 18 persona ku 5 prej tyre fëmijë si dhe u plagosën 154 persona të tjerë.

Ndërsa në një sulm të ndërmarrë nga një grup terroristësh të PKK me 3 tetor 2008 ndaj komisariatit Aktütün në komunën Şemdinli të qytetit Hakkari ranë dëshmorë 15 ushtarë, si dhe u plagosën 20 të tjerë, ku 2 prej tyre në gjendje të rëndë. Gjithashtu në sulm u vranë edhe 23 terroristë të PKK.

Më  22 qershor 2010 gjatë një sulmi me bombë ndaj një mjeti transportues ushtarak në rajoni  Halkali në Stamboll u vranë 5 persona, ku 4 prej tyre ushtarë dhe një nxënës i shkollës së mesme.

-Shpërthimi në Kumrular-

Më 20 shtator 2011 në një shpërthim të ndodhur para ndërtesës së qarkut Çankaya në rajonin Kizilay në qendër të Ankarasë u vranë 3 persona, si dhe u plagosën 34 të tjerë ku 3 prej tyre në gjendje të rëndë.

– Ngjarjet Kobani-

Më 7 tetor – 2 nëntor 2014 Partia Demokratike Popullore (HDP) për të protestuar dhe për ti ardhur në mbështetje Kobanit bëri thirrje për “dalje në rrugë, bllokimin e shesheve dhe kalimit në veprim”. Në ngjarjet e dhunshme të ndodhura humbën jetën 31 persona, 2 policë ranë dëshmorë si dhe u plagosën 221 qytetarë dhe 139 policë.

Ndërsa në konfliktin e armatosur me 11 prill 2015 mes anëtarëve të organizatës terroriste PKK dhe ushtarëve të cilët kishin marrë masat për sigurinë e aktivitetit për mbjelljen e pemëve në fshatin Yukarıtütek në komunën Diyadin në qytetin Ağrı u vranë 4 ushtarë dhe 5 terroristë të PKK.

– Në 2015 u rrit numri i akteve-

Në periudhën janar-korrik 2015 pavarësisht procesit të zgjidhjes në aktet terroriste u shënua një rritje. Në statistikat e kryera sipas llojit të ngjarjeve terroriste, në 7 muaj organizata terroriste dhe mbështetësit e saj ndërmorën 1 mijë e 83 akte të dhunshme ku 154 prej tyre kanë qenë akte me armë, 172 shpërthime, 351 sulme me gurë dhe shkopinj, 4 përplasje të armatosura, 8 vendosje të lëndëve shpërthyese, 10 ndërprerje të rrugës, 8 grabitje, 19 rrëmbime ose marrje peng, 47 zjarrvënie si dhe 69 kërcënime.

Në 10 muajt e fundit si pasojë e sulmeve të organizatës terroriste kanë humbur jetën 62 qytetarë, ndërsa janë plagosur 429 të tjerë. Ndërsa për të njëjtën periudhë në të dhënat e policisë janë shënuar edhe 882 biznese që kanë qenë objekt i sulmeve si dhe 884 mjete të civilëve që janë dëmtuar.

– Ekzekutimet brenda organizatës-

Organizata e përgjakshme terroriste krahas civilëve edhe brenda saj ka konflikte të cilat shkaktohen si pasojë e interesave, ku militantët dhe drejtuesit  të cilët e kanë kundërshtuar ajo i ka ekzekutuar me arsyet duke i quajtur si “agjentë” ose “tradhtar”.

Edhe pse nuk dihen saktësisht në listën e ekzekutimeve të organizatës ndodhen këto persona Mehmet Turan, Murat Bayraklı, Zülfi Gök, Enver Ata, İzzettin Evcil, Çetin Güngör, Abdullah Kumral, Resul Altınok, Lamia Baksi, avokat Mahmut Bilgili, Mehmet Tunç, Mustafa Ömürcan dhe katër shokë të tij si dhe  Şahin Dönmez dhe Mehmet Çimen.

– Janë eliminuar 22 mijë e 374 terroristë-

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë nga burimet policore theksohet se si rezultat i luftës afatgjatë 31 vjeçare si në qytet ashtu edhe në fshat forcat e sigurisë kanë neutralizuar dhe eliminuar 22 mijë e 374 anëtarë të organizatës si dhe ka ndaluar 1 mijë e 480 terroristë të plagosur. Gjithashtu në operacione janë konfiskuar 48 mijë e 435 armë automatike dhe armë të rënda, 79 mijë e 864 bomba dore, 43 mijë e 120 pistoleta si dhe 5 milionë e 78 mijë e 562 fishekë.

Forcat e sigurisë si gjatë operacioneve ashtu edhe gjatë konflikteve të armatosura me terroristët e PKK në 31 vite kanë dhënë 7 mijë e 230 dëshmorë, ku 1 mijë e 466 janë persona nga rojtarët e përkohshëm të fshatrave, si dhe janë plagosur 21 mijë e 128 persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *