Janeva insiston, i duhet i tërë ekipi prej 14 prokurorëve për tu marr me 30 lëndë

Janeva insiston, i duhet i tërë ekipi prej 14 prokurorëve për tu marr me 30 lëndë

Prokurorja speciale, Katica Janeva, insiston që në përbërjen e ekipit të saj të jenë 14 ndihmës prokurorë publik, sepse ajo do të punojë në më shumë se 30 lëndë. Ajo përsëri ka dërguar letër, të tretën me radhë deri tek Këshilli i Prokurorëve Publik në të cilën shpjegon nevojën e përzgjedhjes së ekipit të saj, në numrin që ka kërkuar ajo, ngase ka shumë lëndë nga afera e përgjimeve, transmeton Portalb.

Edhe kjo letër nuk e ka bindur Këshillin  e Prokurorëve. Edhe pse, prokurorja ka porositur që sa më shpejt të jepet pëlqimi edhe për anëtarët tjerë të ekipit që të mos shkelen afatet kohore, duke pasur parasysh numrin e madh të lëndëve.

Këshilli prokurorëve ankohet se ka prokurorë që punojnë tre herë më shumë lëndë me më pak para dhe resurse, kështu që ata vlerësojnë se për 30 lëndë mjaftojnë 7 prokurorë.

Për Këshillin e prokurorëve janë kontestuese disa emra të prokurorëve të propozuar nga Janeva, sepse janë prokurorë që kanë punuar në rastin “Puc”, ndërsa kjo lëndë duhet të hetohet edhe në korniza të Prokurorisë speciale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *