Janeva pret që t’i miratohet ekipi

Janeva pret që t’i miratohet ekipi

Prokurorja special publike Katica Janeva ka njoftuar se e ka dorëzuar listën e kandidatëve- prokurorëve publik në Këshillin e prokurorëve dhe pret se Këshilli do t’i zgjedh kolegët që ajo i ka propozuar.

“Shpresoj se Këshilli do t’i zgjedhë kandidatët të cilët unë i propozova. Pas dorëzimit të planit të përgjithshëm, financiar e personal deri te institucionet kompetente, opinioni do të informohet për përmbajtjet e tyre”, ka theksuar Janeva.

Prokurorja speciale Janeva ka dorëzuar listën prej 14 prokurorëve potencial që do të jenë pjesë e ekipit të saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *