Java e fëmijëve, çerdhet e qytetit në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Gostivarit, realizuan aksion grumbullues për veshmbathje

Java e fëmijëve, çerdhet e qytetit në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Gostivarit, realizuan aksion grumbullues për veshmbathje

Në kaudër të javës së fëmijëve, çerdhet e qytetit në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Gostivarit, realizuan aksion grumbullues për veshmbathje. Fëmijët për dallim nga ditët e tjera, sot në çerdhe kishin sjellë me vete nga një pako me ndihma për bashkëmoshatarët e tyre me status të dobët ekonomik. Dikush tesha, dikush këpucë e as lodrat nuk mungonin. Zëvendës drejtoresha e kopshteve publike në Gostivar, Arbena Aliu deklaroi se java e fëmijëve është shënuar me aktivitete të ndryshme nëpër çerdhet e qytetit, por veçoi aksionin grumbullues të ditës së sotme sepse sipas saj, ky aksion ua mëson fëmijëve ndjenjën e humanitetit. Ajo tha se gjatë kësaj jave ka filluar me punë edhe çerdhja e re “Dielli” në fshatin Banjicë e Poshtme.

E pyetur për gjendjen me pandeminë, Aliu tha se në çerdhet e Gostivarit situata paraqitet e qetë dhe nga 365 fëmijë të lejuar sipas protokolleve, 304 i frekuentojnë çerdhet.

Burhan Klinçe nga Kryqi i Kuq i Gostivarit u shpreh se ky aksion grumbullues ngrit vetëdijën e fëmijëve për të ndihmuar të tjerër, e sidomos bashkëmoshatarët e tyre me vështirësi ekonomike.

Gjësendet e grumbulluara, përmes Kryqit të Kuq do të shkojnë te ata fëmijë që kanë nevojë për të njejtat. Në përfundim të aktivitetit Kryqi i Kuq si shenjë falenderimi për gatishmërinë që shprehen fëmijët në këtë aksion grumbullues, iu dhuroi atyre disa dhurata simbolike. Java e fëmijëve ka përfshirë të gjithë fëmijët në çerdhet publike të Gostivarit, ndërsa si aktivitet shënohet mbi 10 vite nga ky institucion në Gostivar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *