Javën tjetër fillon skriningu i të punësuarve në çerdhet Gostivarit

Javën tjetër fillon skriningu i të punësuarve në çerdhet Gostivarit

Pushteti lokal në Gostivar planifikon hapjen e çerdheve, për çka bëhen të gjitha përgatitjet e nevojshme. Sipas paralajmërimeve, nga java e ardhshme planifikohet të bëhet skrining i të gjithë personave të punësuar në këto qendra për edukim të hershëm fëmijëror. Në KOmunën e Gostivarit ka mbëri njoftim se skriningu I personave të cilët llogariten se janë pjesë e kategorisë së rrezikuar do të zhvillohet me 25 dhe 26 maj. Ndërkohë, pushteti lokal bën përgatitjen edhe për dezinfektim të çerdheve, tha kryetari Taravari.

Skriningu do të bëhet me PCR teste, kurse qëllimi I testimit është identifikimi I personave asimptomatik bartës të virusit korona, gjegjësisht persona të infektuar, por nuk janë në dijeni pasi nuk paraqesin simptome. Me këtë strategji, do të mundësohet hapje më e shpejtë e çerdheve, të cilat nga vendosja e gjendjes së jashtëzakonshme janë të mbyllura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *