“Jetimat e Ballkanit” ndahen pako ushqimore në Gostivar dhe Vrapçisht

“Jetimat e Ballkanit” ndahen pako ushqimore në Gostivar dhe Vrapçisht

Organizata komunale e Kryqit të Kuq, në bashkëpunim me Komunën e Gostivarit, kanë shpërndarë pako ushqimore për familjet në nevojë. Pakot humanitare kanë qenë donacion nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit” të Halil Kastratit.

“Distribuimi u realizua me 45 pako në malësin e Gostivarit: Tërnovë, Padalisht, Sërmnovë, Simnicë, Llakovicë, 31 pako për persona të moshuar të palëvizshëm dhe 30 pako në komunën e Mavrovës-Rostushë. Distribuimi u bë deri në shtëpitë e rasteve me rrezik social”,

thuhet në njoftimin e Kryqit të Kuq të Gostivarit. Edhe në Komunën e Vrapçishtit, shoqata humanitare “Jetimat e Ballkanit” e udhëhequr nga humanisti Halil Kastrati, ka dërguar ndihmë për familjet nevojtare.

“Gjithsej u sollën 48 pako nga kjo shoqatë dhe të gjitha pakot do të shpërndahen për familjet sociale. Shpërndarja e këtyre pakove u bë në mënyrë reciproke nga fshati Vranjofcë deri në fshatin Gradec”,

njoftojnë nga Komuna e Vrapçishtit. Këto pako kanë ardhur për familjet të cilave nga pandemia edhe më shumë u është rënduar gjendja sociale. Ndryshe, Halil Kastrati, para një viti u shpallë Qytetar Nderi i Gostivarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *