K.B “Gostivari” nis përgatitjet për sezonin e ri

K.B “Gostivari” nis përgatitjet për sezonin e ri

Klubi i basketbollit “Gostivari” ka filluar me përgatitjet për sezonin e ri garues. Thirrjes së parë të trajnerit iu përgjigjën gjithë lojtarët të cilëve pritet tiu bashkangjiten edhe dy përforcime. Trajneri Marjan Sërbinoski beson se brenda një kohe të shkurtër, së bashku me drejtuesit e klubit, do të formojnë një ekip që do respektohet nga kundërshtarët. Sipas tij, sezoni i ri do të jetë edhe më konkurues, me më shumë kualitet nga ana e basketbollit të luajtur, pasi investimet në klube janë më të mëdhaja. Përpara nisjes së përgatitjeve K.B “Gostivari” iu bashkangjitën Marjan Janeski, që kthehet në klubin amë, Lejson Zeqiri dhe Mallkolm Armsted.

“Prej sot i nisim përgatitjet të cilat i kemi planifikuar të zhvillohen në dy faza. Në fazën e parë e cila do të zhvillohet në Gostivar do të punohet me nga dy trajnime në ditë dhe më së shumti në ngritjen e kondicionit. Do të stërvitemi këtu në sallë dhe në një stadium. Më pas do të zhvendosemi në Mavrovë ku do të punojmë në përmirësimin e kondicionit fizik dhe do të kemi më shumë mundësi të njihemi me ekipin. Ky nuk është ekipi i plotë dhe presim të plotësohemi në pozicionin “një” dhe pozicionin “katër”, deklaroi për televizionin Globi, trajneri i K.B “Gostivari, Marjan Sërbinoski.

Ambiciet në Gostivar janë të mëdhaja dhe do të luhet për një vend në krye të tabelës. Në fillimin e përgatitjeve morrën pjesë edhe basketbollistët që vitin e kaluar ishin bazë e ekipit, si : Tasovski, Dimçevski, Kostovski dhe Dimitrievski.

Ndryshime do të ketë edhe në pankinë, ku si ndihmës i ri i Sërbinoskit vjen Goran Veselinoski.

Drejtuesit e klubit konfirmojnë se deri në fund të muajit do të duhet të vijnë edhe dy përforcime nga jashta vendit të cilët do të duhet të plotsojnë pozicionet e përcaktuara nga stafi i trajnerëve.

Ndryshe, K.B “Gostivari” , tanimë për katër vite me rradhë garon në ligën më të fuqishme të vendit, dhe vlerësohet si një nga ekipet më të vizituara në terren vendas. Vitin e kaluar gostivarasit luanin për vendin e parë në tabelë, një synim i papërmbushur përshkak ndërprerjes së kampionatit, edhe pse në fillim të garave u përforcuan me dy lojtarë të huaj kualitativ.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *