Pas shumë vështirësive për ta nisur kampionatin e Ligës së Tretë Perëndimore të Futbollit në Republikën e Maqedonisë, Klubi Futbollistik Arsimi nga Çegrani e ka nisur fuqishëm sezonin e kampionatit duke e fituar Flamurtarin e Debreshit me rezultat 2-0. Golashënues i ndeshjes ishte Hanif Hajdari i cili shënoi fillimisht në pjesën e parë për 1 me 0, e më pastaj për të përforcuar rezultatin ai shënoi edhe në pjesën e dytë duke i siguruar kështu K.F. Arsimit tre pikët e para për këtë sezon.
Edhe pse drejtues të klubit shprehen se qëllimi i ekipit këtë sezon është që të ruaj një pozicion në ligën e tretë, loja e treguar nga lojtarët e K.F. Arsimit shfaqi shumë potencial dhe forcë për arritje edhe më të mëdha gjatë kampionatit futbollistik.
Ndeshja u zvhillua në stadiumin e f. Çegran ku vlen të theksohet edhe prania e një numri të konsiderueshëm tifozësh nga të dyja ekipet. / Merlind R. TV GLOBI