K.F Gostivari vijon me ndeshjet kontrolluese, zyrtarizon tre përforcimet e reja

K.F Gostivari vijon me ndeshjet kontrolluese, zyrtarizon tre përforcimet e reja

K.F “Gostivari” vijon me ndeshjet kontrolluese tani kur kanë mbetur edhe tre javë nga fillimi i kampionatit. Pas miqësoreve me KEK – un dhe Mitrovicën, dita e sotme e ka gjetur Gostivarin përballë Vëllazërimit nga Kërçova. Kryetari i klubit futbollistik “Gostivari” Arlind Beqiri thotë se ndeshjet kontrolluese shërbejnë si një lloj përgatitje për lojtarët përpara fillimit të kampionatit, ndërsa për kryesinë japin një pasqyrë më të qartë për potencialin me të cilin disponon klubi, përparsitë dhe mangësitë që duhet të evitohen deri në fillim të sezonit.

Synimi  I drejtuesve të klubit mbetet I njejtë, rikthimi I Gostivarit në elitëne futbollit. Për këtë qëllim po punohet në afrimin e futbollistëve të ri dhe kualitativ. Kështu, vetëm  gjatë ditës së sotme Gostivarit I janë bashkangjitur tre futbollist. Bisedohet për tre përforcime, respektivisht lojtarë që luajnë në reparte të ndryshme, Sejdi Zendeli 21 vjeçar që luan mbrojtës i krahut të djathtë, Jeton Shahini 20 vjeçar që luan si mesfushor, dhe një emër i ditur për klubin dhe publikun gostivaras që është Lavdrim Skenderi, sulmues krahu, që do të jetë pjesë e klubit deri në fund të sezonit.

Gjysëmsezoni i ri pranveror në futboll fillon më 27 shkurt. Gostivari do të startoj nga pozita e tretë me 30 pikë të tubuara, aq sa ka edhe Veleshta në vendin e dytë. Në krye të tabelës qëndron Skopje me 37 pikë të tubuara që mbetet konkurenti kryesor I Gostivarit në rrugën drejt ligë së parë futbollistike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *