K.F “Vardari – Forinë”, pret mbëshetje financiare të spordashësve dhe mërgatës

K.F “Vardari – Forinë”, pret mbëshetje financiare të spordashësve dhe mërgatës

Klubi Futbollistik “Vardari Forinë”, i cili garon në ligën e dytë të futbollit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, pret mbështetje financiare nga sportadashësit, në veçanti nga mërgata e fshatit Forinë.

Përmes një komunikate, udhëheqësia e re e klubit bën thirrje duke nënvizuar se ka nevojë për ndihmën e gjithsecilit.

“Të nderuar sportdashës, Të nderuar forinas, ”KF VARDARI FORINË – 1974” – Ka nevojë për ndihmën tuaj si kurrë më parë! Siç jeni në dijeni ”KF VARDARI FORINË” garon në ligën e dytë të futbollit në Republikën e Maqedonisë së Veriut. ”KF VARDARI FORINË” ka mbijetuar gjithmonë me përkrahjen e forinasve, mërgatës dhe sportdashësve. ”KF VARDARI FORINË” më datë 30/09/2020 në mbledhje me Kryesinë e vjetër dhe Rininë e fshatit Forinë Unanimisht u dakorduan që të rifreskohet totalisht Kryesia e ”KF VARDARI FORINË”! Kryetar i ri i Klubit me shumicë votash u zgjodh z. Shpresim Nuredini. Klubi momentalisht po përjeton momente të renda krize ekonomike, shpresa e vetme e Klubit janë forinasit dhe sportdashësit që duan të ndihmojnë që të mos shuhet Krenaria e Forinës e themeluar në vitin 1974! Me shpresë se do të mbajmë gjallë ngjyrat e zemrës!”, thuhet në thirrjen e klubit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *