Ka filluar me punë ndërmarrja për menaxhimin e mbeturinave “Rusino – Pollog”

Ka filluar me punë ndërmarrja për menaxhimin e mbeturinave “Rusino – Pollog”

Viti i ri ka shënuar fillimin me punë të ndërmarrjes së re publike “Rusino-Pollog”, e cila duhet të menaxhojë mbeturinat e nëntë komunave në rajonin e Pollogut. Ditën e fundit të vitit 2020, Qendra për zhvillim të rajonit të Pollogut, ka zgjedhur drejtorin i cili do të jetë gjashtë muaj ushtrues detyre i kësaj ndërmarrje dhe anëtarët e Këshillit drejtues. Deri në zgjedhje, kjo ndërmarrje do të drejtohet nga Besim Dogani, i cili sqaroi se është miratuar edhe statuti i ndërmarrjes së përbashkët. Udhëheqësia e zgjedhur, do të ketë për detyrë të sjellë rregulloren e punës të Këshillit, të bëjë sistematizimin e të punësuarve dhe të shpall thirrje publike për zgjedhjen e drejtorit.

Pos procedurave juridike për themelimin e ndërmarrjes, udhëheqësia e përkohshme do të duhet të kryejë edhe disa investime të premtuara paraprakish në deponinë rajonale “Rusnio”, me çka do të kontrollohet edhe sasia e mbeturinave që çdo komunë krijon. Derisa të përfundojnë investimet e parapara, në “Rusino” mbeturina do të mund të hedh vetëm komuna e Gostivarit.

Ndërmarrja e re lokacionin e saj do ta ketë në Gostivar dhe do të ketë buxhet vjetor prej 200.000 euro. Në të, përfaqësues të tyre do të kenë të gjitha nëntë komunat e rajonit të Pollogut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *