Ka prodhuar dhe shitur lëndë narkotike, padi penale për një 19 vjeçar nga Gostivari

Ka prodhuar dhe shitur lëndë narkotike, padi penale për një 19 vjeçar nga Gostivari

Padi penale kundër një 19 vjeçari nga Gostivari ka parashtruar policia. I riu dyshohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

“Zyra e jashtme për punë kriminalistike në Gostivar ka inicuar padi penale kundër G.I. 19 vjeç nga Gostivari për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerje të veprës penale “Prodhimi dhe shitje e paautorizuar e lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Me datë 20.08.2019 në fshati Zubovcë, zyrtarë policor nga Departamenti i Policisë së Gllatës – Komuna e Vrapçishtit kanë kontrolluar të denoncuarin, i cili ka qenë i parkuar me veturën e llojit “Fiat” me regjistrim të Italisë, prej ku i kanë gjetur marihuanë”, thonë nga MPB.

Më herët gjatë kësaj jave, policia njoftoi për katër persona të arrestuar nga Gostivari në dy aksione të ndryshme për lëndë narkotike.

Në rasin e parë u privuan nga liria 21-vjeçarin B.A., 27-vjeçarin F.Z. dhe një 16-vjeçar, për arsye se gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre ishte gjetur marihuanë.

Në rastin e dytë, në rajonin e Gazi Babës, u privua nga liria H.R. 32 vjeçare nga Gostivari, me banim të përkohshëm në Shkup, pasi gjatë kontrollit te ajo u gjetë një materie pluhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *