Kafeteritë dhe restorantet e Gostivarit respektojnë urdhërin qeveritar

Kafeteritë dhe restorantet e Gostivarit respektojnë urdhërin qeveritar

Paralajmërimi i inspektorëve ndaj pronarëve të objekteve të ndryshme hoteliere në qytetin e Gostivarit, duket që ka dhënë rezultate. Pa përjashtim, të gjitha kafiteritë, piceritë dhe resorantet në qytetin e Gostivarit, mbrëmë pas orës 18:00 ishin mbyllur.

Disa nga ata, kanë ngjitur në hyrje edhe orarin e ri të punës për të njoftuar klinetët e tyre. Rerkomandimet janë respektuar edhe nga ana e bastoreve sportive dhe kazinove.

Apeli e kanë respektuar edhe qytetarët, aty këtu, mund të shihej ndonjë qytetar, ndërsa i boshatisur ishte edhe sheshi i qytetit. Ata përshëndesin vendimin qeveritarë për mbyllje të kafaterive dhe restoranteve, edhe pse thonë se të njejtat u mungojnë.

Mbrëmë, ka pasur tre ekipe të inspektoriatit të tregut në Gostivar të cilët kanë kontrolluar se sa respektohen masat qeveritare. Sipas informacionit të marrë nga autoritetet kompetente, orari i ri i punës është respektuar në tërësi. Për këto arsye, natën e kaluar pati një rënie të dukshme të lëvizshmërisë në rrugët e Gostivarit.

Edhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari në kuadër të masave parandaluese ndaj virusit COVID-19, apelon që gjatë fundjavës të qëndrohet në shtëpi.

Ndryshe, nga sot, autobusët nga Gostivari për në Dibër janë pezulluar si pjesë e masave që qeveria po merr për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Në Dibër mund të udhëtohet vetëm me automjet privat nëse paraprakisht sigurohet leje nga organet kompetente. Në Dibër dhe Qendër Zhupë nga dita e djeshme është shpallur gjendja e krizës për shkak të koronavirusit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *