Kampionatin Shtetërorë në dispilinat e kik boksit, Sen Sei nga Gostivari me tre medalje

Kampionatin Shtetërorë në dispilinat e kik boksit, Sen Sei nga Gostivari me tre medalje

Klubi i Kik boksit Sen Sei nga Gostivari është kthyer me tre medalje nga Kampionatin Shtetërorë në discpilinat e kik boksit, i cili u mbajt gjatë kësaj fundjave në palestrën sportive “Rabotniçki” në Shkup.

Ky kampionat ka qenë me rëndësi të veçantë pasi është bërë përzgjedhja e sportistëve për të përfaqësuar Maqedoninë në Kupën e Botës e cilia do mbahet muajn që vjen në kryeqendrën serbe, Beograd. Në këtë kampionat përzgjedhës kanë marrë pjesë 118 atletë nga 19 klube, në mesin e tyre edhe Klubi i Kik boksit Sen Sei nga Gostivari, i cili ka vazhduar dominimin e lartë të këtij sporti në Maqedoni, duke e konfirmuar superioriten me tre medalje të korrura në disiplinën Kick Light.

Sportisiti i Sen Sei, Jakup Isjeni ka zënë vendin e parë, Bajram Ramadani vendin e dytë dhe Elmas Rakipi vendin e tretë. Lista e kandidatëve për repreznetues të Maqedonisë në Beograd ende nuk është bërë publike.

Ndoshta në këtë listë e cila së shpejti duhet të dalë, do jetë edhe emri i ndonjërit nga kik bokserët e Gostivarit nga klubi Sen Sei.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *