Kanalizimi përfundoi, banorët e Çajlës do të duhet të kryejnë lidhjen sa më shpejtë që mos vonohet asfaltimi i rrugës

Kanalizimi përfundoi, banorët e Çajlës do të duhet të kryejnë lidhjen sa më shpejtë që mos vonohet asfaltimi i rrugës

Kanalizimi në fshatin Çajlë përgjatë rrugës regjionale, ka përfunduar dhe banorët e fshatit të cilët jetojnë përgjatë këtij aksi, mund të fillojnë me kyçje, të cilën si mbulim financiar do të duhet të kryhet nga vetë ata. Për kyçje, banorët duhet paraprakisht të parashtrojnë kërkesë në NPK “Komunalec” në Gostivar, nga ku bëjnë me dije se pagesa mund të bëhet edhe me këste. Bashkësia Lokale e fshatit Çajlë nga ana tjetër sqaron se afati i fundit për lidhje në rrjetin e kanalizimit është fundi i këtij muaji, pastaj fillon asfaltimi i rrugës.

Sinan Elezi, kryetar i Bashkësisë Lokale të fshatit Çajlë, apelon banorët të kryejnë me kohë procedurat, në të kundërtën thotë ai, do të mbeten pa kyçje. Paralajmërohen dënime rigoroze për ata banorë të cilët do të tentojnë të kyçen pasi të shtrohet asfalti.

Kanalizimi i cili filloi të ndërtohet para tre viteve në Çajlë do të përfshijë çdo amvisëri. Deri më tani janë kryer 8 nga 11 kilometrat e planifikuara. Elezi tha se pjesa e fundit e mbetur do të kryhet shpejtë, pasi kanë mbetur disa rrugica dytësore në brendi të fshatit.

Deri para tre vitesh, banorët e vetëm të Çajlës që kishin kyçje në kanalizim, ishin ata që jetojnë në hyrje të fshatit dhe të njejtit për lidhje e shfrytëzonin rrjetin e kanalizimit të lgajes Pitarnicë në Gostivar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *